30 vite nga krijimi i PR-së, Mediu: Gjithmonë me PD, tani në luftë për ta kthyer vendin në rrugën Europiane

0 313

Më 10 janar të 1991 u krijua Partia Republikane dhe sot përmes një mesazhi publik, kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, thotë se së bashku me PD, janë tashmë në një luftë për ta kthyer vendin në rrugën Europiane. ”Detyra jonë është të ndërtojmë, një qeveri që buron nga vota e lirë e shqiptarëve, qeveris me shqiptarë e lirë dhe i shërben dhe mbron liritë dhe të drejtat e tyre. Zgjedhjet e 25 Prillit janë me rëndësi kombëtare për të ardhmen Europiane, për të cliruar shqiptarët nga një regjimi monist, i korruptuar, i inkriminuar dhe antikombëtar i Edi Ramës”,-shkruan më tej Mediu.

Postimi i plotë

Në 10 Janar 1991 u krijua Partia Republikane shqiptare, nën drejtimin e shkrimtarit, intelektualit, burrit të urtë e të mencur Sabri Godo. Partia Republikane është anëtare e Konservatorëve Europian(ECR) dhe së bashku me PD janë anëtare të Unionit demokratik Ndërkombëtar(IDU).

Prej vitit 1992 Partia Republikane, ka qënë e përfaqësuar në parlament dhe në qeverisjen e vendit bashkë me PD. 30 vite Parti Republikane Shqiptare, janë vite përkushtimi, duke vendosur mbi gjithçka, Kombin, Shqipërinë, liritë dhe të drejtat, përkushtim për të ndërtuar një Shqipëri demokratike Europiane. U krijuam si parti antikomuniste, për t`u shndërruar në një parti e besimit tek vlerat e shenjta të Jetës, Lirisë dhe Ndërtimit të Lumturisë, si të drejta të patjetërsueshme, të dhëna nga Zoti.

Kemi qënë dhe do të jemi së bashku me PD, në ditë të mira dhe të vështira, sepse kemi përgjegjësi të përbashkët, për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të BE-së, ashtu siç e bëmë anëtare të NATO-s. Kemi përgjegjësinë përballë çdo demokrati e republikani të thjeshtë, të cilët besojnë tek Ne, për të bashkuar shqiptarët në rrugën e fitores mbi regjimin e korruptuar të Edi Ramës dhe kthyer vendin në rrugën Europiane.

Detyra jonë është të ndërtojmë, një qeveri që buron nga vota e lirë e shqiptarëve, qeveris me shqiptarë e lirë dhe i shërben dhe mbron liritë dhe të drejtat e tyre. Zgjedhjet e 25 Prillit janë me rëndësi kombëtare për të ardhmen Europiane, për të cliruar shqiptarët nga një regjimi monist, i korruptuar, i inkriminuar dhe antikombëtar i Edi Ramës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.