25 prilli, Ambasadorja Kim: Zgjidhni me kujdes kandidatët, largoni të korruptuarit

0 278

Zgjedhjet e 25 prillit janë tema që ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim jep gjithmonë mesazhe të forta. Këtë të premte, gjatë konferencës ”Kostot e Demokracisë”, theksoi se zgjedhjet duhet të jenë transparente dhe të drejta.

Nga ana tjetër, ajo u bëri thirrje liderëve politikë që të zgjedhin me kujdes kandidatët dhe se duhet të largojnë ata të korruptuar.

”Liderët duhet të largojnë politikanët e tyre të korruptuar nga lista, duhet të zbatohet dekriminalizimi. Liderët duhet të tregojnë transparencë, financime transparente sikurse punojnë me sistemin u bëjmë thirrje të kontrollojnë kandidatët. Populli shqiptar meriton më tepër, nuk duhet të votojë për kriminelë në një demokraci shqiptare. Ata do të jenë ata që do të vendosin pushtetin. Anëtarët e Shoqërisë Civile do të japin mendimet e tyre që Shqipëria të mbajë zgjedhje që njihen , duke bërë rekomandime për përmirësime”, tha Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.