21 janari, Daci: Që të rihapet hetimi duhen prova të reja

0 286

”Rihapja e hetimit për 4 të vrarët e 21 janarit është keqpërdorim i pastër politik i një ngjarjeje të rëndë”. Kështu e sheh juristi, Jordan Daci, kërkesën e policisë drejtuar prokurorisë. Ai thotë se që të rihapet hetimi duhet të ketë një provë të re dhe kjo kërkesë e policisë është vetëm retorikë.

”Ishte protestë e dhunshme disa janë vrarë me plumba rikoshetë. Edhe rasti konkret është keqpërdorim i pastër i një ngjarje të rëndë. Askush nuk pajtohet me vrasjen, por ata njerëz u shtynë në dhunë për të kryer veprime antikushtetuese nga mazhoranca për të ardhur në pushtet. Duhet një provë e re, e fakt i ri që të rihapet hetimi. Kjo kërkesë e policisë është vetëm retorikë. Për sa kohë nuk ka zhvillim që të hedhë dritë mbi një fakt të ri, nuk rihapet hetimi. Kjo kërkesë është një show se janë parashkruar edhe veprat penale përveç vrasjes me dashje, se mungon motivi për të vrarë protestuesit. Ata ishin në mbrojtje të institucioneve”.

Sipas tij, që me krijimin e OFL-së, mazhoranca ka përmbysur raportin Polici-Prokurori dhe e ka kthyer vendin në shtet policor, duke e përdorur policinë dhe duke i bërë presion drejtësisë. Juristi Daci thotë se 4 viktimat e shpallura dëshmorë nga kryeministri Rama sot nuk janë të tillë pasi ata nuk ranë për të mbrojtur atdheun, por janë viktima dhe dy prej tyre janë vërtetuar që janë vrarë aksidentalisht nga rikoshetë. ”Ata nuk janë dëshmorë, por janë të vrarë aksidentalisht. Dy nga viktimat janë vrarë aksidentalisht nga rikoshetë, ata nuk janë dëshmorë. Dëshmorët janë ata që bien në mbrojtje të atdheut, ata janë viktima, por jo dëshmorë”.

Për Dacin, kjo çështje nuk i përket SPAK-ut, por presioni bëhet që të shmanget hetimi i cili do të prekte anëtarë të kësaj mazhorance. Ky presion, thotë ai nuk është pjesë e shtetit të së drejtës, por përdor politikën. Sa i takon ngritjes së Gjykatës së Lartë, Daci shprehet se KLGJ-ja po vonon ngritjen e Gjykatës së Lartë për shkak të presionit që ka nga mazhoranca.

Leave A Reply

Your email address will not be published.