”16 orë të gjunjëzuar”/Në burgjet që ka përdhunime dhe tortura çnjerëzore

0 236

“Human Rights Watch” pas disa intervistave që ka realizuar me dhjetëra ish-të arrestuar e zyrtarë të Koresë së Veriut, thotë se të burgosurit janë përballur me kushte çnjerëzore në institucionet e paraburgimit që shpesh çojnë në tortura.

Ata kanë thënë se detyroheshin të gjunjëzoheshin në dysheme dhe në atë pozicion të qëndronin për 16 orë të ditës. Dënimet varionin nga goditja me grushte, shkopinj ose rripa të lëkurës, deri në detyrim që të burgosurit të vraponin rreth e për rreth oborrit të burgut, për plot 1 mijë herë.

“Nëse unë ose të tjerët lëviznim (në qeli), rojet më urdhëronin mua ose të gjithë shokët e qelisë të zgjasnim duart nëpër shufrat e qelisë dhe më pas i shkelnin vazhdimisht me çizmet e tyre”, tha Park Ji Cheol.

Disa femra të intervistuara dëshmuan për dhunë të shfrenuar seksuale në institucione. Kim Sun Young, një ish-tregtare që në të 50-at e saj iku nga Koreja e Veriut tha se ajo ishte përdhunuar nga një hetues në një qendër paraburgimi. Një tjetër oficer policie e sulmoi atë seksualisht duke e prekur poshtë rrobave të saj ndërsa e merrte në pyetje, shtoi Kim, por tha se ajo kishte qenë “e pafuqishme për të rezistuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.