Nga nesër, Spanja rihap plazhet

0 444

Nga dita e dielë, disa plazhe në Spanjë do të rihapen për herë të parë pas 6 javësh për prindërit dhe fëmijët. Marbella dhe Mijas janë disa nga komunat që do të lejojnë familjet që të shëtisin në rërë.

Spanja regjistroi 378 vdekje të reja ditore nga koronavirusi, duke çuar totalin e viktimave në rreth 23 000. Gjithashtu, u raportuan 2900 raste të reja, me një total prej më shumë se 223 000 të infektuarish.

Më shumë se 3 000 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit, një rekord shpresëdhënës, ndërsa në total numri i personave që kanë mposhtur koronavirusin e ri arriti në më shumë se 95 000.

Leave A Reply

Your email address will not be published.