14 mijë firma nga Aleanca, Budina: Nuk krijojmë parti

0 369

Regjisori Robert Budina, bën me dije se deri më tani janë mbledhur rreth 14 mijë firma nga turi nëpër qytetet kryesore të vendit.

“Jam shpresëplotë që në një të ardhme do të ndryshojë vendi. Duhet të ndryshojë kjo qasje edhe pse do të jetë e vështirë. Ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, u mblodhën 5 mijë e ca një ditë pas shembjes, 1 mijë deri në 2 mijë firma në ditë”.

Ai ka theksuar se peticioni është më shumë çështje simbolike për të parë mbështetjen e të gjithë njerëzve. Aleanca për Teatrin ka planifikuar një tjetër protestë masive në Tiranë. “Jemi në kontakte me figura të shquara pjesë e artit, nuk kemi një datë të mundshme por në javët në vijim do të ndodhë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.