110-vjetori i pavarësisë, nxënësit bëjnë ciceronin në muzeun e Vlorës

0 53

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është një nga destinacionet kryesore në muajin nëntor në qytetin e Vlorës dhe në këtë vit jubilar të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, muzeu vjen me një risi në mënyrën e pritjes dhe orientimit të vizitorëve.

Ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe ciceronin e muzeut e bëjnë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, që janë të apasionuar pas historisë dhe fakteve historike. Kjo ka bërë që interesi për këtë muze të rritet jo vetëm nga të rritur, por edhe nga të rinjtë.

Vetë ciceronët e rinj gjatë kontakteve me vizitorët përveç kënaqësisë që marrin, kanë konstatuar edhe një nivel të dobët të njohjes së historisë dhe figurave kombëtare të vendit.

“Ngatërrojnë Ismail Qemalin, edhe të rriturit…”, i rrëfejnë A2 CNN disa prej tyre.

Ndoshta kjo është një tjetër arsye që shkollat 9-vjeçare, por edhe të mesme duhet të organizojë vizita më të shpeshta në Muzeun e Pavarësisë, që shënjon nga momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.