101 orë pas tërmetit, shpëtohen 2 motrat në Turqi. Muzikë gjatë operacionit

0 196

Ende ka shpresë në Turqi. Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmeteve të së hënës që shkaktuan mijëra viktima dhe të plagosur.

Në një deklaratë për median përfaqësues të Zjarrfikësve të Antalias thanë se Ayfer 15 vjeç u nxorr nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit ndërsa motra e saj Fatma 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.

Shpëtimtarët duke përdorur sensorë sizmikë arritën të zbulojnë shenja jete nën inerte dhe pas 10 orësh arritën atje ku ndodhej Ayfer.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se i kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin sapo ajo të dilte prej aty. Ata gjithashtu luajtën muzikën që Ayfer kërkoi.

Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me ekipet e shpëtimit në Kahramanmaraş.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.