10-vjeçari që mposhti leuçeminë: Ishte një sprovë e jetës

0 285

Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u trajtua historia e 10-vjeçarit nga Kukësi që arriti të mposhtë leuçeminë. Elio Rexhmati kishte nevojë urgjente për transplantin e palcës kurrizore dhe falë ndihmës së shqiptarëve ai arriti të buzëqeshë sërish. Ka qenë vëllai i tij 5-vjeçar donatori i palcës kurrizore dhe fatmirësisht të dy ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. 10-vjeçari përcolli një mesazh për të gjithë ata që po përballen me një situatë të tillë.

Përpos sëmundjes, me të cilën po përballej, një situatë e vështirë për Elion ishte gjithashtu dhe fakti se duhej të qëndronte larg njerëzve të afërt, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Forcën dhe vullnetin e tij, Elio përpiqet ta përcjellë dhe tek të tjerët me një mesazh për të qëndruar të fortë pavarësisht gjithçkaje.

“Kam bërë transplantin dhe nuk kam takuar asnjë. Më pas dilja bëra xhiro tek oborri i spitalit dhe atëherë vinte dhe vëllai dhe e takoja. Nuk kisha frikë. Dua të them që të kenë shumë forcë dhe po patën lekë dhe po nuk patën do ja kalojnë, është një sprovë e jetës.”, tha ndër të tjera 10-vjeçari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.