10 vite nga vdekja e Bin Laden, Al Kaeda kërcënon SHBA-në me luftë

0 360

Teksa janë bërë 10 vite që kur Osama Bin Laden, organizatori i sulmeve të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara, u vra nga forcat speciale, në strehën e tij malore në Pakistan, Al Qaeda, pretendon se beteja me SHBA-në nuk ka përfunduar akoma.

”Lufta kundër Shteteve të Bashkuara do të vijojë në të gjitha frontet e tjera, derisa ata të dëbohen nga pjesa e mbetur e botës islamike”. Konfirmimi erdhi nga dy anëtarë të organizatës terroriste në një intervistë ekskluzive për CNN. Në të kaluarën, Al Qaeda, u është përgjigjur shumë rrallë pyetjeve, duke zgjedhur të fshihet pas propagandës së saj.

Mbetet e paqartë pse grupimi vendosi që të ndryshojë qasje. “Ata ndihen të anashkaluar nga administrata Biden në vendimin për të tërhequr trupat nga Afganistani, por kërkojnë dhe të heqin vëmendjen nga humbjet e shpeshta të kohëve të fundit”, thotë analisti Paul Cruickshank.

Leave A Reply

Your email address will not be published.