Zgjidhet misteri se pse jugu i Italisë i rezistoi më shumë coronavirusit. Ekspertët: Ja tre faktorët

0 267

Pasi që epidemia e coronavirusit bëri kërdinë në rajonin më të pasur të Italisë, Lombardinë – shumë janë frikësuar se bilanci i pandemisë në jug të Italisë do të jetë shumë më i rëndë, por ka ndodhur e kundërta, përveç tjerash siç vlerësojnë ekspertët, e gjitha ndodhi pasi që ata u përgatitën me kohë dhe për shkak të mënyrës së jetesës që e bëjnë italianët në jug të vendit.

Pavarësisht që ambulancat dhe spitalet në jug të vendit kanë një infrastrukturë më të dobët dhe një organizim shëndetësor më të mangët, përhapja e coronavirusit në rajonet e jugut të Italisë siç është Campania, thuhet se ky rajon që nga fillimi e ka pasur situatën nën kontroll dhe se deri më tani numri i të infektuarve dhe vdekurve është shumë më i vogël krahasuar me veriun e vendit, transmeton Telegrafi.

Ekspertët tërheqin vëmendjen edhe për dy faktorë tjerë që kanë qenë vendimtarë në luftën e suksesshme kundër “përbindëshit”. Njëra është zotësia e mjekëve të Campanias: profesionalizmi dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në përballimin e situatave të rënda kanë qenë thelbësore.

Mjekët në Campania pothuajse çdo ditë (jo vetëm gjatë kohës së krizës së coronavirusit) janë të detyruar të punojnë në kushte jo të sigurta dhe të vështira, të ballafaqohen me mungesë të shtretërve dhe me sulme të kohëpaskohshme të familjarëve të pacientëve.

Puna në rrethana të jashtëzakonshme është diçka normale në spitalet e Campanias. Kjo përvojë u ka mundësuar personelit mjekësor në jug të Italisë që të mos gjunjëzohen para pandemisë, por të organizohen mirë dhe të menaxhojnë mirë situatën sa i përket mungesës së shtretërve.

Ekziston edhe një shpjegim se pse numri i të vdekurve nga coronavirusi në jug është shumë i vogël: lidhja shumë e ngushtë mes anëtarëve të familjes në Campania dallon shumë prej atyre në veri. Në këtë vend rrallë herë të moshuarit dërgohen nëpër shtëpitë e pleqve.

Prindërit, gjyshërit dhe gjyshet vazhdojnë të jetojnë me fëmijët dhe nipat e mbesat. Kjo ka parandaluar kërdinë tek të moshuarit, siç edhe ka ndodhur nëpër shtëpitë e pleqve në veri të Italisë./shqip/

Leave A Reply

Your email address will not be published.