Zgjedhjet Presidenciale/Biden udhëheq me 238 vota, Trump 213

0 319

Edhe pse nuk ka mbaruar numërimi i votave, Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qendrave të votimit që të ndalojë votimi, që sipas tij vazhdon në Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.

Në Shtëpinë e Bardhë, Trump teksa shpalli paraprakisht fitoren dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të përgatiteshin për festë gjigante, kërkoi nga Gjyakata e lartë që të ndalej votimi. Ai e konsideroi një vjedhje votash avancimin e rivalit të tij Joe Biden që deri më tani ka marrë 238 vota elektorale.

Sipas Trump, votimi duhet të ishte mbyllur që në orën 07:00 ose maksimumi në 08:00, me orën lokale, dhe fakti që kjo gjë nuk ka ndodhur e shtyn Presidentin të mendojë se po vidhen votat.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.