Zgjedhjet e 25 prillit, Fatos Lubonja: Opozita të aktivizojë qytetarët

0 338

Analisti Fatos Lubonja deklaron se qëndrimi i diplomatëve të SHBA dhe BE për rrëzimin e marrëveshjes së 5 qershorit duhet të ishte më i ashpër. Në një intervistë për “News 24”, Lubonja shprehet se i vetmi qëndrim real për situatën ka qenë ai i ambasadorin britanik, Dunchan Norman.

“Dalloj interesat të ndryshëm të BE që përfaqësojnë ambasadorët lidhur me Shqipërinë dhe qeverinë, janë të kondicionuara nga kjo, dallimi kryesor që bëj unë mes ambasadorit britanik që ishte më i ftohtë dhe shprehu zhgënjim pasi u duk se u pre në besë, ndërkohë amerikania dhe ai i BE për arsye të ndryshme përveç atij domethënë asaj fjale që duhet thënë sa për të larë gojën, që s’u mbajt premtimi i dolën qeverisë. Britaniku është jashtë, s’ka interesa, dhe ishte më i vërteti pasi s’ka interesa, amerikani ka interesa si mbështetja e administratës Trump, dhënia e Skavicës, dialogu Kosovë- Serbi apo qoftë edhe klima që e rrethon ambasadoren amerikane dhe mos luajë rolin e arbitrit”,- tha Lubonja.

Lubonja thotë se opozita duhet të aktivizojë sa më parë qytetarët për të mos rrezikuar humbjen në 25 prill. Sipas tij, opozita nuk duhet të merret më vetëm me premtime e denoncime, por të përfshijë qytetarët në politikë që të krijojë optimizëm aktiv dhe që të sjellë atë që shpreson më, vërshimin e populli që s’do ketë digë të Ramës ta ndalë. “Siç duken shenjat, besimi i madh i opozitës që ka një pakënaqësi të madhe, por sa mund të manipulohet nga Rama, pra që do ketë një vërshim që s’do ketë digë nga Rama ta ndalojë, duhet që ta ushqejnë që të bëjnë qytetarët pjesë e politikës dhe jo t’i premtime e denoncime. Duhet optimizëm aktiv, pra dialog me qytetarët, afrim me tyre. Humbjen asgjë më tepër nuk rrezikon”,- thotë Fatos Lubonja.

Lubonja i vlerëson të drejta shqetësimet e ngritura nga Presidenti i Republikës. “Presidenti edhe flet për puç shteti, për akte të rënda, që po bëhen, dhe këto po bëhen për të kompensuar mungesën e konsensusit. Presidenti ka këto reagime se është ky shqetësim. Duket sikur tek e fundit çfarë pret, pret që populli të shkojë të votojë. Hapat po bëhen për të penguar vullnetin e lirë të popullit. Në krahasim me kohën kur opozita thoshte që s’bëhen zgjedhje me Ramën dhe ikën nga parlamenti, sot Rama ka më shumë në dorë se çfarë kishte. Opozita duhet të aktivizojë popullin”,- tha Lubonja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.