Yuri Kim zbulon sinjalin e SHBA-së për 25 prillin: Kontrolloni kandidatët tuaj. Mos minoni demokracinë

0 307

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim edhe njëherë tjetër jep mesazhin që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj partive politike që për zgjedhjet e 25 prillit të jenë në garë me kandidatë të pastër e që nuk duhet që të minojnë demokracinë. Kim ka rishpërndarë në Twitter, një mesazh të 22 korrikut të kaluar, shoqëruar me një tjetër mesazh.

Postimi i plotë i Ambasadores Yuri Kim në Twitter

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan Kim duke ripublikuar mesazhin e 22 korrikut me këtë përmbajtje:

“Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.