Yuri Kim mesazh qeverisë: Qëndrojini fjalës për 5 qershorin

0 343

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur kënaqësinë e saj që pa sot Opozitën e Bashkuar të dorëzojë një draft të sajin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nga Himara, Ambasadorja e SHBA komenton se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë dhe vijon të jetë e angazhuar. Po ashtu ajo riapelon që partitë duhet t’u qëndrojnë fjalës për ‘5 qershorin’ teksa thekson se duhet të sjellin në tryezë propozime reale.

‘’Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar 5 qershorin t’i qendrojë fjalës’’– tha Kim.

Mesazhi i ambasadores së SHBA shkon për mazhorancën dhe qeverinë “Rama”. Opozita ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por ka qenë qeveria ajo që me ndryshimet kushtetuese dhe eksperimentet për Kodin Zgjedhor ka dëmtuar marrëveshjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.