Mes debatit për Kodin Zgjedhor, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha marrëveshjen e 5 qershorit, të arritur me marrëveshje mes palëve. Ajo vë theksin se çdo ndryshim i bërë përtej kësaj marrëveshjeje duhet bërë me mirëbesim. “Kujtoj Ramën dhe Bashën për angazhimet e 5-qershorit. Propozimet përtej marrëveshjes së 5-qershorit në mirëbesim. Ne ju mbështesim, por ju jeni pala përgjegjëse”, tha Kim.