Vula, sigla dhe godina mbeten te Lulzim Basha

0 163

Beteja e Berishës për të marrë godinën e PD-së dështoi me 8 janar 2022. Vetëm atë ditë mund ta merrte godinën  dhe vulën, pasi të hynte në zyra.

Por Berisha nuk arriti të hynte brenda. Nuk kishte edhe shumë popull, një nga arësyet e mos marrjes së Selisë Blu.

Ndaj nuk ka shans ta marrë më atë godinë. Amerikanët janë aty, në oborr, proBashës!

Befasia është mjet force dhe fitorje, ndërsa tani nuk mund të përsëris më 8 janarin, sepse ka edhe një proces penal në Prokurori për dhunën e ditës së 8 janarit.

Nëse Berisha guxon ta bëjë një “8 janar” të dytë, mund ta arrestojnë.

Dosja është hapur, demokratët që e ndjekin kanë frikë nga arrestimet.

Ndaj Basha mban selinë, vulën, siglën dhe të drejtën për tu regjistruar në KQZ në çdo palë votime.

Zgjedhjet e pjesshme vendore që do të dekretohen nga Presidenti Meta për muajin mars do jenë tregues se kush do regjistrohet me siglen PD, në zgjedhje.

Por duket se mot me akull do të jetë për Sali Berishën, pavarësisht se mund të ketë mbështetje te demokratët. Burimet tregojnë se gjykata e Tiranës ka regjistruar vetëm Kuvendin e datës 18 dhjetor 2022.

Në fund të fundit kush mban “KULLEN” ka edhe trimat pas vetes!

Kjo është Shqipëria!/N.H./

Leave A Reply

Your email address will not be published.