Vasili: Shpopullimi i Shqipërisë, krim i Rilindjes që duhet të ndëshkohet rreptë

0 307

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se shpopullimi është projekti më i zi që kryeministri Edi Rama dhe Rilindja. ”Në periudhën 2012-2013 në Shqipëri lindnin afërsisht 35 mijë e 500 foshnje, ndërsa sot sipas të dhënave të vetë INSTAT të vetë qeverisë lindin rreth 28 mijë foshnje, pra një rënie vjetore prej 20%. Pra 20% është rënia”,- tha Vasili në një deklaratë për mediet. Nga ana tjetër, ai thotë se 25 prilli është mbështetja e të vërtetave të mëdha. ”Mbrojtja e Shqipërisë që shkretohet nga njerëzit dhe nga pasuria, ndëshkimi pa asnjë hezitim i zaptuesve më të këqij të pushtetit të Shqipërisë, më të zinj që i kanë sjellë të këqijat më të mëdha që kurrkush nuk do ti imagjinonte dot. 25 prilli është të mbrojmë veten dhe atdheun tonë me familjen tonë”,- tha më tej Vasili.

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë dhe qytetare! Shpopullimi i Shqipërisë tashmë është një fakt që nuk e luan topi. Është absolutisht një fakt tragjik shumë i dhimbshëm, para të cilit çdo lloj reagimi dhe më i forti që mund të ishte plotësisht i justifikuar. Tu referohemi fakteve dhe shifrave në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kuptojnë të vërtetat siç janë. Popullsia e Shqipërisë pakësohet për shkak të qeverisjes së keqe, shpërdorimi i pushteteve e të tjera në shifra katastrofike.

Në periudhën 2012-2013 në Shqipëri lindnin afërsisht 35 mijë e 500 foshnje, ndërsa sot sipas të dhënave të vetë INSTAT të vetë qeverisë lindin rreth 28 mijë foshnje, pra një rënie vjetore prej 20%. Pra 20% është rënia. Ndërkohë një tjetër e dhënë katastrofike është vdekshmëria foshnjore, e cila është rritur me 26%, kushdo qytetarë që na ndjek do të mendonte në mënyrë logjike, janë pakësuar lindjet e natyrshëm vetëm duke mbajtur ata tregues që gjetën nga 2012-2013, ku në mënyrë historike, vdekshmëria foshnjore amtare ishin 1 shifrore si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë.

Pra vetëm duke ruajtur ato shifra, natyrshëm e me pak fjalë me pakësimin e lindjeve do të pakësohej dhe do të ulej dhe më vdekshmëria foshnjore. Me qeverisjen e çmendur dhe të korruptuar deri në palcë të Rilindjes, ndodh e kundërta, lindjet pakësohen dhe vdekshmërinë foshnjore rriten, shifra është katastrofike 26%, ulen 20% lindjet dhe rriten 26% vdekshmëria foshnjore, kjo do të thotë që dhe kujdesi më bazik shëndetësor nuk ekziston, nuk ka para, ku ti gjejmë paratë, se paratë do të shkojnë për inceneratorët fantazmë që nuk ekzistojnë kurrë, që janë thjesht dhe për të grabitur qindra miliona euro, pavarësisht se duan të na i shesin si ambiente me kaprollë dhe me të gjitha kafshët më interesante të globit janë thjeshtë dhe vetëm histori korruptive e jashtë zakonshme, e turpshme e cila e ka venë drejtësinë shqipëtare para një prove të egzistencës së saj. Gjithashtu PPP koncesione pa fund u dha në shëndetësi dhe çfarë prodhuan. Në vend të prodhonin rritje të shërbimeve shëndetësore siç pretenduan hajdutët e pushtetit, prodhuan përkundrazi përkeqësim sepse edhe PPP të jepen me qindra miliona, edhe vdekshmëria foshnjore rritet në vend që të ulet.

Cili është ai shqiptar që nuk e kupton dhe nuk e beson. Pra është shumë e qartë, ka vetëm një skenar të nderuar qytetarë dhe qytetare, dhe këtu duhet të jeni më të vëmendshëm se kurrë, shpopullimi i këtij vendi. Shqiptarët me identitet, krenar kanë të drejtën e zotit, të drejtën e ligjit ti kërkojnë të gjithë të drejtat e tyre, të protestojnë edhe të reagojnë. Prandaj këta shqiptarë nuk i duhen Edi Ramës dhe rilindjes, i duhen të jenë disa njerëz të tjerë, disa skllevër të punës që mund të vijnë nga larg, mund të vijnë nga Siria nga lloj lloj ambientesh që janë pa gojë, pa sy, pa të drejta në mënyrë që oligarkët dhe qeveria të dy bashkë të mbushin xhepat plotë, pa çka se shkretëtohen Shqipëria nga shqiptarët dhe shkombëtarizohet ky vend gjë që nuk ndodhi për mijëra vjet në tallazet më të rënda dhe më të egra të historisë e më të rënda të historisë.

Shpopullimi është projekti më i zi që Edi Rama dhe rilindja kanë në shërbim, duke u vënë në pjatë të argjendë shqiptarëve më të zinjtë dhe më të këqijtë armiqtë të Shqipërisë, të cilët nuk do ta donin kurrë një Shqipëri të fortë me shqiptarë me identitet, shqiptarë që jetojnë mirë dhe në mënyrë të begatë. Shifrat e këtij shpopullimi janë që nga momenti që shqiptarët lindin dhe qindra e mijëra të tjerë që përzihen përditë, kur dimë shumë mirë që 500 mijë shqiptarë në një shtet me 2 milionë e 800 mijë e kanë lënë vendin. Pra ka vetëm një ditë, një qëndresë, pa kthim, të paepur, duhet të largohen këta armiq. E kam thënë dhe dje të nderuar qytetarë, këta maskarenj antikombëtar të vendit të tyre, që duan vetëm shpopullimin dhe shkombëtarizimin vetëm për të mbushur xhepat e tyre.

Të dhënat janë tronditëse, janë fakt. Asnjë qytetar nuk mund të thotë dhe nuk mund të pretendojë se nuk i njeh dhe nuk i di më këto të vërteta. Dita e 25 prillit është mbështetja e të vërtetave të mëdha, mbrojtja e Shqipërisë që shkretohet nga njerëzit dhe nga pasuria, ndëshkimi pa asnjë hezitim i zaptuesve më të këqij të pushtetit të Shqipërisë, më të zinj që i kanë sjellë të këqijat më të mëdha që kurrkush nuk do ti imagjinonte dot. 25 prilli është të mbrojmë veten dhe atdheun tonë me familjen tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.