Ultimatumi i Metës për Vjosën, kryeministri Rama: Jam dakord

0 324

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta në lidhje me mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve. Kryeministri shton se nuk ka asnjë rrezik që në Vjosë të ndërtohen HEC-e pasi pjesa e lartme e saj është shpallur Park Kombëtar dhe shumë shpejt brenda tij do të integrohet dhe pjesa e poshtme.

”Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme. Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun! Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë”, shkruan Rama.

Presidenti Meta: Vjosa të shpallet Park Kombëtar, qeveria të dëgjojë 776 shkencëtarët

Leave A Reply

Your email address will not be published.