Takimi me Presidenten Osmani, Basha: Një nga vendimet e para si kryeministër, do jetë heqja e traut

0 322

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, priti në selinë blu Presidenten në detyrë të Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani, ku mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Lulzim Basha deklaroi se kur të vijë në qeveri do të heqë traun me Kosovën dhe do të heqë tarfiën në autostradën Ibrahim Rugova.

”Jam krenar që kemi bërë gjithçka për pavarësinë dhe njohjet e Kosovës. Kosova dhe populli i saj, pa mbështetjen e duhur nga Shqipëria. Kuvendi të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë. Historia s’mund të shkruhet nga agresorët. Liria s’mund të nëpërkëmbet nga ata që nderojnë agresorin. Mbështesim fuqimisht dialogun Serbi-Kosovë për njohjen finale e për t’i hapur rrugë integrimit evropian. Çështja 2, nevoja për të eliminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare mes nesh. Një nga vendimet e para të qeverisë time, heqja e traut në Rrugën e Kombit. Kemi një detyrim të madh ndaj rinisë në Shqipëri dhe Kosovë. Si dy përfaqësues të brezit të ri në politikë shohim të ardhmen e dy vendeve tek rinia. Çështja 3, bashkëpunim në luftën kundër kapjes së shtetit, krimit dhe korrupsionit. Mirënjohje e thellë për mesazhet e qarta të Osmanit. Si kryeministër nesër dhe si nip i Kosovës, shumë shpejt do të keni në krahun tuaj fuqinë tonë të plotë. E siguroj popullin e Kosovës që si kryetar i PD-së do të bëj gjithçka që të arrijmë bashkëpunime të larta”, tha Basha në konferencën e përbashkët për shtyp.

Vjosa Osmani kërkoi mbështetje në marrëdhënien e ndërlikuar Kosovë-Serbi, ku ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Gjykatën Speciale të Hagës akuzohen për krime lufte. Presidentja në detyrë theksoi se Serbia po e falsifikon para nesh historinë duke kundërshtuar akuzat e gjenocidit që kanë bërë ndaj popullit shqiptar në kohën e luftës.

”Është detyrë e imja që të paraqes kërkesat legjitime të popullit të Kosovës e të kërkoj atë që ata kërkojnë natyrshëm, bashkëpunimin e sinqertë mes dy vendeve, bashkëpunim që në asnjë moment nuk duhet të kishte barrierë apo keqkuptim, pavarësisht cilës parti, mbi të gjitha të mos e harrojmë që jemi shqiptarë. Të punojmë fort që flamuri i Kosovës dhe ai shqiptar të valojnë krah njëra tjetrës, jemi dy shtete të pavarura por jemi një shpirt i pamposhtur. Kërkesa jonë është që Shqipëria të jetë vendi i dytë pas Kosovës që të dënojë gjenocidin serb, e cila është një çështje që nuk duhet të haste pengesa. T’i dënojmë bashkërisht dhe me një zë të qartë sepse nuk ka pikëpyetje që Serbia ka kryer gjenocid, fshati në Gjakovë e tregon shumë mirë se Serbia nuk ka dashur që të bëjë vetëm spastrim etik por edhe të shfarosë. Për shkak se Shqipëria na ka qëndruar në krah por edhe vendet e tjera si SHBA apo shtete anëtare të BE ishin dhe janë me ne, ashtu siç kishim një zë në të kaluarën të kemi edhe një zë në të sotmen. Mos të lejojmë që ata të kenë sukses sepse po e falsifikojnë para nesh historinë, nuk kemi nevojë ta ekzagjerojmë atë që ka ndodhur sepse dhe ashtu ishte e tmerrshme, të gjitha veprat që janë dëshmuar në video të ndryshme. Pa e njohur të vërtetën pa pasur drejtësi asnjë nga shtetet e rajonit perëndimor s’do të ecë përpara. Vetëm nëse zërat tonë bashkohen mund të kumbojmë”, tha Osmani.

Në fund presidentja në detyrë e Kosovës shpjegoi edhe simbolikën e trefishtë të dhuratës që i kishte sjellë kryedemokratit Basha, kristalet nga Mitrovica; si simbol pasurive natyrore të Kosovës që siç tha edhe Serbia i lakmon, simbol i dhuratës që presidenti historik Ibrahim Rugova u bënte gjithmonë miqve dhe e treta se kristali është në formën e hartës së Kosovës për të mbajtur të pacenuar integritetin e saj territorial.

Leave A Reply

Your email address will not be published.