SPAK sekuestron dokumentet e incineratorit të Tiranës

0 154

SPAK ka sekuestruar dokumentet e inceneratorit të Tiranës.

Sot ka nisur marrja në pyetje e administratorëve të inceneratorëve.  Mes të tjerash mësohet se SPAK ka sekuestruar dokumentet e inceneratorit të Tiranës.

Këtë e konfirmojë administratorja e Integreted Energy BV SPV, Ariola Kodra sot gjatë dëshmisë së saj në Komisionin Hetimor për Inceneratorë.

Incineratori i Tiranës është tashmë objekt hetimi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Këlliçi: Meqë këto dy kompani janë proceduar penalisht për evazion fiskal dhe mashtrim financiar nga SPAK, a mundet që kontratat me këto dy kompani të na i vini në dispozicion?

“Ju bëj me dije se gjithë dokumentacioni teknik, ligjor dhe financiar e ka marrë në dorëzim SPAK, kemi procesverbalet e marrjes në dorëzim dhe urdhrat e sekuestrimit nga SPAK për të gjithë dokumentacionin e shoqërisë -tha Ariola Kodra.

Deputeti demokrat Belind Këlliçi e pyeti administratoren e kompanisë “Integrated Energy”, se si ka mundësi që sipas tij janë paguar 804 mln lekë për udhëtime në një kohë pandemie.

Administratorja Kodra i është përgjigjur se shifrën e saktë s’e ka parasysh por punonjësit kanë bërë udhëtime nëpër shtete të ndryshme për të takuar kontraktorë.

“Po janë bërë për të takuar kontraktorë… Kanë udhëtuar për takuar kontraktorë që do marrin pjesë për ndërtimin e impianteve. Të gjitha pajisjet e impianteve të trajtimit të mbetjeve, prodhohen jashtë vendit”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.