SPAK/Dosja “Mediu-Berisha” do sjellë një arrest VIP gjatë marsit

0 511

SPAK-u po heton ethshëm dosjen “Gërdeci”, por edhe dosjen “Partizani”, ku u privatizuan fushat e futbollit dhe anekset sportive.

Në lidhje me dosjen “Gërdeci” burime të sigurta pranë drejtësisë thonë për “folshqip.al” se SPAK-u po bën gati një arrestim VIP.

Deri tani janë thirrur për të dëshmuar ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu që iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës, etj por edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni.

Vetë Shkëlzen Berisha u përgjigj ftohtë dhe pa asnjë emocion kur doli nga SPAK: Nuk ka asnjë merak për SPAK!

Ndërkohë do të thërriten edhe disa ish-zyrtarë të lartë.

Por një emër i njohur pritet të arrestohet.

Nga ana tjetër dosja e inceneratorëve ka hyrë në një fazë të re pas dëshmisë së Monika Kryemadhit dje në SPAK.

Mësohet se Kryemadhi me dokumentat që ka dorëzuar, por që do nis në SPAK gjatë këtyre ditëve do ta ndryshojë rrjedhën e hetimeve nga prokurorët.

Edhe te inceneratorët do të kemi emra që deri tani mendonin se nuk do të thërriten në SPAK. Burime të rezervuara thanë për “folshqip.al” se do të paraqitet edhe kryeministri Edi Rama në SPAK.

Leave A Reply

Your email address will not be published.