Situata në veri/ BE heq nga axhenda liberalizimin e vizave për Kosovën

0 155

Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili nënkupton lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Sipas Radio Europa e Lirë, arsyet për marrjen e këtij vendimi janë politike dhe lidhen me situatën në veri të Kosovës.

“Për shkak të zhvillimeve politike në veri të Kosovës, ta kemi këtë pikë në agjendën e Coreper-it nuk është ideale”, tha Presicenda çeke e BE-së në njoftimin për shtyrje.

Sipas saj, diskutimi për këtë çështje do të mbahet më 30 nëntor.

Situata në veri të Kosovës është tensionuar, për shkak të vendimit të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për të nisur procesin e riregjistrimit të makinave që bartin targa serbe.

Serbët në veri, të kontrolluar në masë të madhe nga Beogradi zyrtar, i kundërshtojnë targat e Kosovës, RKS, dhe kanë paralajmëruar rezistencë ndaj tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.