Si po i hedh, një e nga një, bashkëpunëtorët e tij, Edi Rama?

0 449

Arben Ahmetaj po sulmohet fort dhe egër. Në fillim e shiti kryeministri Rama që ua hodhi “ujqërve” për ta shqyer. U prit se opozita, më saktë Berisha-Meta, ta masakronin, por nuk ndodhi.

Mundet për këtë dyshim e ka shkarkuar Edi Rama. Dyshonte se Arben Ahmetaj bënte lojë dyshe! Pra një dorë te xhepi i qeverisë dhe një te ish-presidenti Meta.

Ndërkohë Arben Ahmetaj di shumë gjëra për kryeministrin. Ishin miq, të paktën kështu dukej në fasadë. Emisioni “Inside Story” mbrëmë në TCH nxori fakte të rënda për ish-zv/kryeministrin. Dyshimet mbeten se një sy e ka shkelur edhe kryeministri për televizionin në fjalë: Goditeni!

Predhat e TCH ishin dërmuese, aqsa SPAK nuk nga shkon pa e marrë nën hetim.

Pyetjet janë se pse e hodhi Edi Rama, duke e djegur politikisht, por tani duket edhe penalisht?

Si ka mundësi që njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, në një moment hidhen në humnerë, po nga vetë Rama?

Iku Sajmir Tahiri në këtë mënyrë dhe ndodhet në burg. Palosën Koço Kokëdhimën, ideatorin e së majtës tradicionale, por edhe moderne. Tani Arben Ahmetaj. Ndërkohë Ben Blushi iku vetë.

Dy të fundit që janë miqë dhe të afërt me kryeministrin janë Belinda Balluku dhe Erion Veliaj.

Por të dy nuk mbahen nën “sqetullat” e kryeministrit.

Sipas rregullit njeri merr udhën “për Janinë”!

 

 

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.