Si do jetë dimri? Rama publikon video-mesazhin e Merkel: Covid-19 po përhapet me shpejtësi

0 297

Nisur nga situata ku ndodhet Europa nga pandemia e Covid-19, kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, video-mesazhin e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Teksa i bën thirrje qytetarëve të dëgjojnë mesazhin e Merkel, kjo e fundit thotë se situata është serioze dhe veprimet e gjithsecilit prej nesh do të ndikojnë në atë që do të ndodhë në muajt në vijim.

Mesazhi i Angela Merkel

Të dashur bashkëqytetarë, më së fundmi, duke nisur nga kjo javë ne e dimë se tani jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë së koronavirusit. Numri i infeksioneve të reja rritet me hapa të mëdhenj çdo ditë. Pandemia po përhapet me shpejtësi përsëri, më shpejt sesa në fillim, më shumë se në gjysmën e parë të vitit. Stina e verës relativisht e relaksuar ka mbaruar, tani po përballemi me muaj të vështirë.

Se si do jetë dimri, si do të jenë Krishtlindjet tona, do të vendoset në ditët dhe javët në vijim. Ne të gjithë do e vendosim këtë përmes veprimeve tona. Më lejoni t’ju them se çfarë besoj se do të thotë kjo” për të siguruar që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. Çdo ditë ka rëndësi tani.

Për këtë, personat e kontaktit të çdo personi të infektuar duhet të njoftohen, në mënyrë që të ndërpresin zinxhirin e infeksionit. Autoritetet shëndetësore po bëjnë gjëra të mëdha, por kur numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë, ata nuk do të mund të vazhdojnë më. Pra, çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrat? Mund të bëjë shumë, thjesht sepse secili prej nesh vazhdimisht të mbajë distancë minimale, të mbajë mbrojtjen e gojës dhe hundës, të ndjekë rregullat e higjienës.

🔴 JU LUTEM DËGJOJENI KANCELAREN ANGELA MERKEL

Gepostet von Edi Rama am Montag, 19. Oktober 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.