Shuhet trajneri i njohur i basketbollit, Meta: Arben Fagu i dalluar për shpirtin e garës dhe nivelin e lartë sportiv

0 316

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjes Fagu për ndarjen e parakohshme të tranjerit të njohur të basketbollit, Arben Fagu. Kreu i shtetit ka vlerësuar tranjerin, duke thënë se ka qenë i dalluar për shpirtin e garës, forcën e karakterit dhe nivelin e lartë sportiv. Profesor Arben Fagu humbi jetën pas një sëmundje të rëndë.

Mesazhi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Ndarja e parakohshme nga jeta e Profesor Arben Fagut është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për sportin shqiptar, veçanërisht për basketbollin, që i përkushtoi të gjitha energjitë e tij.

Lojtar virtuoz i “Dinamos”, “Partizanit” dhe i Ekipit Kombëtar, i dalluar për shpirtin e garës, forcën e karakterit dhe nivelin e lartë sportiv, Profesor Fagu spikati edhe si trajner i përkushtuar e pasionant, duke merituar vlerësimet dhe duartrokitjet e sportdashësve.

Të gjithë ne, të cilët e njohëm nga afër, humbëm një mik të sinqertë, ndërsa sporti një personalitet të pakrahasueshëm. Ngushëllimet më të ndjera për familjen e dashur Fagu, kolegët dhe të gjithë nxënësit e tij.
Të prehet në paqen e merituar dhe kujtimi i tij të jetë gjithmonë i paharruar! Lamtumirë Kampion!

Leave A Reply

Your email address will not be published.