Shqiptarja 101-vjeçare fiton betejën me Covid-19 për dy javë. Qëndroi në shtëpi dhe përdori veç një ilaç
Fitimi i betejës ndaj Covid-19 nuk është aq e lehtë, por ka edhe me miliona raste që njerëzit që janë prekur nga virusi vdekjeprurës, e kanë kaluar lehtë. Një prej tyre është edhe kjo shqiptare 101-vjeçare, e cila e fitoi luftën pa probleme.
Pas prekjes të familjarëve të saj në Udine të Italisë, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive në 31 dhjetor të vitit 2020. Paçka rrezikut të madh, gruaja tregoi për A2 se e kaloi lehtë Covid-19 dhe pas dy javësh rezultoi negative. ”E kalova pa problem Covid-19, ia hodha për bukuri”, deklaron ajo.
Ashtu si misteri i këtij virusi, po aq e habitshme është dhe fakti që 101-vjeçarja e kaloi Covid-19 në shtëpi dhe veç me paracetamol. Familjarët shprehen se nëna e tyre nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe gjatë jetës së saj.
”Edhe nëna u prek nga koronavirusi por me shumë pak problem. Me pak temperaturë, me takipirina dhe me ushqim të mirë e kaloi. Nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje dhe nuk ka përdorur ilaçe gjatë jetës së saj. Nëna ka 7 fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe 26 stërnipër e mbesa”. Shqiptarja 101-vjeçare nga Korça ka lindur në vitin e pandemisë së gripit spanjoll dhe pas 100 vjetësh përjetoi pandeminë e Covid-19.