Shqiptarët me Covid-19 ”mbushin” spitalet e Janinës, kreu i bashkisë: Në Shqipëri ke veç një aparat për frymëmarrjen

0 313

Situata e rëndë e Covid-19 në Shqipëri, ka detyruar që shqiptarët e prekur nga virusi vdekjeprurës të kërkojnë trajim mjekësor në Janinnë, e cila u fut në listën e zonave të kuqe gjatë ditës së djeshme. Guvernatori, Alekos Karhimanis tha se me rëndimin e situatës së pandemisë në Janinë ka kontribuuar numri i madh i pacientëve të infektuar me Covid-19 që vijnë nga Shqipëria.

Si rezultat i kontrolleve dhe gjurmëve, në janar numri mesatar i rasteve u ul në 1.5 në ditë dhe në të njëjtën kohë shtrimi në spital i pacientëve me Covid-19 në dy Spitalet (Universiteti dhe “Hatzikosta”) u ul në një minimumi

“Shofer, ndal këtu, kam dhimbje në zemër dhe nuk ndihem mirë”. Me këtë frazë të përsëritur dhjetëra shtetas shqiptarë që janë diagnostikuar në vendin e tyre pozitiv për Covid-19, kalojnë kufirin me një test të rremë negativ dhe arrijnë të kurohen në Spitalin Universitar të Janinës.

I pyetur pse një shtetas shqiptar duhet të ndjekë këtë procedurë dhe të mos zgjedhë të mjekohet në një nga spitalet e vendit të tij, kreybashkiaku Dimitris Dimitriou shpjegon se në Shqipëri të japin veç një apart për frymëmarrjen, kurse në spitalet greke merr trajtim të plotë.

”Për arsyen e thjeshtë se në vendin e tyre politika e qeverisë ndaj pandemisë, është praktikisht jo-ekzistuese. Gjithçka është e hapur, pa kontroll dhe në rast se përjetoni simptoma të rënda, gjithçka që ato ofrojnë është një aparat për frymëmarrje dhe mbyllje në shtëpi, kështu që ka kuptim që ata të kërkojnë trajtim në spitalet greke”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.