Shqiptarët e mbetur në Siri/ Ministria e Jashtme: Kërkimet do vijojë për ata që nuk kanë kryer krime apo akte terroriste

0 281

Pas riatdhesimit të katër fëmijëve dhe të Floresha Rashës nga kampi Al-Hawl në Siri, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, thotë se kërkimet në këtë kamp do të vijojnë për ata që nuk kanë kryer kime apo akte terroriste.

Sipas ministrisë, finalizimi i këtij operacioni të rëndësishëm humanitar u bë i mundur falë bashkëpunimit, profesional e serioz si dhe mbështetjes së pakursyer të autoriteteve Libanit, Sirisë dhe atyre Administratës Autonome të Sirisë Veriore dhe Lindore.

”Qeveria e Republikës së Shqipërisë shpreh falënderimet më të sinqerta për bashkëpunimin dhe mbështetjen e autoriteteve dhe agjencive të tjera të përfshira në këtë operacion si dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen për të mundësuar kthimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve shqiptarë apo edhe personave të tjerë të cilët nuk kanë kryer krime apo akte të tjera terroriste. Kthimi i fëmijëve dhe i personave të tjerë të pa përfshirë në akte kriminale apo terroriste është një detyrim humanitar i rëndësishëm, por edhe një kontribut i çmuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.