Shifrat e larta nuk ulen/6 viktima dhe 489 raste të reja në 24 orë

0 335

Ministria e Shëndetësisë raporton një tjetër rekord të ri në vend nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 489 persona, ndërsa kanë humbur jetën 6 pacientë. ”Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 66-vjeçare nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kukësi, dy 75-vjeçarë nga Tirana, një 79-vjeçar nga Elbasani dhe një 81-vjeçar nga Kavaja, me sëmundje bashkëshoqëruese”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Lajm i mirë është se gjatë këtyre orëve e kanë fituar betejën me virusin e rëndë 165 të infektuar, ndërsa rekordin aktiv të rasteve vijon ta mbajë Tirana me plot 5315 raste. Nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, janë infektuar 23 mijë e 210 qytetarë, ku 11 mijë e 861 prej tyre kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Numri i viktimave nga pandemia ka shkuar në 549 në vendin tonë, ndërkohë aktualisht janë 10 mijë e 800 të prekur aktive me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë kryer 1954 tamponë, ku 489 janë raste të reja.

”89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier, 18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin”,-thuhet më tej nga Ministria e Shëndetësisë.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim i është drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetin social, Twitter. Kim bën apel për mbajtjen e maskës. Ajo thotë se mban maskën, pasi do të mbrojë familjen e kolegët, si dhe është mirënjohëse për mjekët, infermierët dhe shkencëtarët. ”Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani, sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”,-tha ambasadorja Kim.

COVID-19-Statistika (6 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 489
Të shëruar ne 24 orë 165
Të shtruar në spitale 350
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1954
Testime totale 135,245
Raste pozitive 23,210
Raste të shëruara 11,861
Raste aktive 10,800
Humbje jete 549

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5315
Durrës 963
Fier 868
Korçë 696
Shkodër 623
Elbasan 507
Lezhë 487
Vlorë 461
Berat 318
Kukës 253
Gjirokastër 204
Dibër 105

Leave A Reply

Your email address will not be published.