Nga: Kim Mehmeti
Lexova diku se ministri serb, përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, e paska quajtur kryeministrin e Shqipërisë një njeri pa tru, ndërsa thekson se ai mbahet mend më shumë për mimika dhe çorape të kuqe e të shqyer, sesa për idetë e mëdha. Sa keq më erdhi kur pash se edhe politikanët serb kanë filluar të mos e çmojnë Piktorin, mikun e ngushtë të Presidentit të Serbisë!
Kështu e ka kur bëhesh mik me kriminelët serb, me ata që të mbajnë për të mençur e të mirë vetëm kur angazhohesh për ”Mini shengenin serb”, me ata që të çmojnë e lartësojnë vetëm kur i përkulesh Beogradit.
Por sidoqoftë mos u bëni merak: vëllazëria mes Presidentit serb, Piktorit dhe Presidentit të Kosovës është e pathyeshme dhe e përjetshme. Madje, shpeshherë, ”grindjet” e rrejshme të kësaj natyre, vetëm e forcojnë këtë llojë miqësie dhe ato kanë për qellim që miqëve t’ua kthejnë në sy të popullit patriotizmin dhe atdhetarinë e munguar.