Rusia paralajmëroi sulm të “precizonit të lartë”, reagon Ukraina: S’do ketë dorëzim

0 147

Ditën e sotme ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar banorët e Kievit se do të godasë kryeqytetin ukrainas me sulme të “precizonit të lartë”.

Pas këtij paralajmërimi ka ardhur edhe reagimi i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, i cili në një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ai shkruan se qëllimi i rusëve është të thyej rezistencën e popullit dhe ushtrisë ukrainase.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, thotë se Rusia synon që të shkatërrojë qendrat e komunikimit në Kiev. Këtë, ministri ukrainas, e konsideron si “sulm psikologjik”.

“Pas prishjes së qendrave të komunikimit, do të ketë shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës, ku do të njoftohet se ka pranuar kapitullimin”, thotë ministri ukrainas i Mbrojtjes.

“Për të bërë të besueshëm lajmin e rremë, ata do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video false. Kjo është gënjeshtër”, vijoi Reznikov.

“Ata nuk do ta marrin Kievin! Nuk do të ketë dorëzim! Vetëm fitore”,-shkruan në “Facebook” ministri ukrainas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.