Rusia nis luftën me Ukrainën, Sekretari i NATO: Ky është një sulm i qëllimshëm dhe gjakftohtë

0 154

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e cilësoi të pajustifikueshëm dhe të qëllimshëm sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Stoltenberg tha se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, ndërkohë që forcat tokësore dhe forcat speciale nga shumë drejtime po synojnë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh. Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura, thotë ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.