Rritja e kurbës së Covid-19/Rama: Asnjë grumbullim, burg bizneseve dhe penalizim qytetarëve

0 615

Rritja e kurbës së Covid-19, ka bërë që kryeministri Edi Rama të dalë në një konferencë emergjente për shtyp. Ai bëri me dije se 3 masat janë: Asnjë grumbullim, burg bizneseve dhe penalizim qytetarëve.

”Është e kotë të përsëris sesa herë u kam thënë që Covid-19 është armik i padukshëm dhe sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është lojë dhe konspiracion. Atyre me fjalët dhe tubimet rrugëve. Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë. Ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish.

Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë pas dite kthimin në normalitet duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar. Kemi zgjedhur rrugën e këshillimit dhe jo të ndëshkimit të bizneseve për t’ia lehtësuar hallin gjithkujt. E kemi ditur dhe thënë se numrat do të rriteshin, gjëra më normale, po u ndodh të gjitha vendeve, ashtu si kundër kam kërkuar të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri për rregullat.

Ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për cdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen. Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta coj këtë, pasi kam bindjen se ende e kemi vetë në dorë. Numrat janë shqetësues, por në kontroll, testimet janë rritur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.