Rrëzohet nga anija dhe ndërron jetë 25-vjeçarja në Vlorë, prangoset përgjegjësi i mjetit lundrues

0 177

VLORË– Një vajzë e re ka ndërruar jetë sot  pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa zbriste nga një anije turistike. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Vlorë, mesditën e sotme. E reja është rrëzuar e ka marrë dëmtime të shumta në kokë, por është dërguar e gjallë në spitalin e Vlorës.

Por, fatkeqësisht 25-vjeçarja nuk mundi tu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha. Për ngjarjen në fjalë është vënë në pranga Aleksandër Gomelaj, i punësuar në këtë anije, akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mëngjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.