Rasti ”Tires”, mjeku Kalo: Nuk duhet të zhbëjë punën tonë

0 276

Në këtë kohë të Covid-19, skandalet në vend nuk kanë munguar. Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, përmes një postimi në facebook, thotë se njerëzit nuk duhet të humbasin besimin te mjekët dhe te puna e tyre edhe pas publikimit të skandalit “Tires”, pasi ato sipas tij janë raste të izoluara.

Kalo e ka shkruar mesazhin e tij në rrugën drejt spitalit, aty ku siç theksoi ai sheh e prek realitetin e punës, përkujdesit, përkushtimit, profesionalizmit e humanizmit të një ekipi të tërë mantelbardhesh, infermieresh, sanitaresh e stafit mbështetës.

”Disa episode të shkëputura të keqsjedhjes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm, që si kudo gjinden edhe në stafin mjeksor, nuk u mundet dhe nuk u duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë mirëkuptimin dhe mirëbesimin tonë reciprok”, shkruan Kalo.

Sanitarja e ”Shefqet Ndroqit”, Tire Alldervishi u hoq si infermiere dhe i mori 800 mijë lekë vajzës së një pacienteje me Covid-19, e cila më pas humbi jetën, ajo disa disa ditë më parë ka dal përpara gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi ”arrest me burg” për Alldervishin për akuzën ”mashtrim me pasoja të rënda”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.