Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur thirrjeve të protestuesve që kërkojnë pas dorëheqjes të Sandër Lleshajt, si Ministër i Brendshëm, edhe largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pas dy ditë protesta dhe revoltë, mbrëmjen e djeshme Sandër Lleshaj dha dorëheqjen, dhe sipas Ramës vendimi është qytetari e jo dobësi.
”Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie”,-shkruan Rama në Twitter.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë nënvizon që Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau. ”Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit”,-nënvizon më tej Rama.
Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!
— Edi Rama (@ediramaal) December 11, 2020