Kryeministri Edi Rama është shprehur se i beson 100% vetëm Raportit të Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian për ecurinë e vendit.
Përmes një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë thotë se ky raport bazohet mbi fakte dhe analiza objektive.
“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time!”, shkruan Rama.