Rama në Bjellorusi/Gjosha për ”KJ”: Paradoks pasi është i akuzuar, zgjedhjet e 2021 janë fundi i një epoke autokracie

0 294

Shqiptarët janë duke ndjekur zhvillimet politike në Bjellorusi, aty ku opozita akuzon kreun e shtetit për vjedhje të zgjedhjeve dhe për të gjetur dialogun mes palëve është angazhuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, si drejtuesi i Presidencës së OSBE-së.

Për ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, kjo situatë është paradoksale. Në një prononcim për ”Koha Jonë”, ajo thotë se një njeri që nuk negocion dot apo nuk zgjidh dot krizat në vendin e tij, është e vështirë të mendohet që do të ketë sukses jashtë kufijve.

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët e kanë mbështetur qëndrimin e Ramës për dialog por SHBA-ja dhe BE-ja nuk i njohën zgjedhjet në Bjellorusi dhe a është ky një mesazh për kryeministrin në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të 2021? ”Zgjedhjet e 2021 nuk kanë nevojë për mesazhe ndërkombëtare pasi ato janë treni i fundit për procesin e Integrimit të Shqipërisë, rikthimin e demokracisë në vend dhe do të shënojnë fundin e një epoke autokraticie në qeverisje”,-thotë Gjosha.

Prononcimi i plotë

Dialogun që nuk e ka gjetur me opozitën në Shqipëri, kryeministri Edi Rama si drejtuesi i presidencës së radhës së OSBE-së, kërkon ta gjejë në Bjellorusi. Mund ta pranojë opozita atje uljen në tavolinë me Ramën, që pikërisht nga opozita shqiptare akuzohet për vjedhje të zgjedhjeve? Si e shihni këtë paradoks? 

Paradoksi qëndron tek figura e Kryeministrit tonë për të udhëhequr dialogun në Bjellorusi, tek mungesa e besueshmërisë apo aftësive për të negociuar. Një njeri që nuk negocion dot apo nuk zgjidh dot krizat në vendin e tij, është e vështirë të mendohet që do të ketë sukses jashtë kufijve, aq më tepër kur ai vetë është i akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve! Shqipëria është në një moment delikat, pasi duke mbajtur kryesimin e OSBE-së, do të duhet patjetër të përfshihet në zgjidhjen e konflikteve dhe krizave të tilla, por figurat tona të përfaqësimit fatkeqësisht lënë shumë për të dëshiruar!

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët e kanë mbështetur qëndrimin e Ramës për dialog por SHBA-ja dhe BE-ja nuk i njohën zgjedhjet në Bjellorusi dhe a është ky një mesazh për kryeministrin në lidhje me zgjedhjet e ardhshme të 2021?

Zgjedhjet e 2021 nuk kanë nevojë për mesazhe ndërkombëtare pasi ato janë treni i fundit për procesin e Integrimit të Shqipërisë, rikthimin e demokracisë në vend dhe do të shënojnë fundin e një epoke autokraticie në qeverisje!

Leave A Reply

Your email address will not be published.