Rama në Beograd, merr pjesë në Konferencën Rajonale për Energjinë

0 165

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Beograd, për të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga mbërritja në aeroport, ndërsa informoi se temë e kësaj konference do të jetë bashkëpunimi i vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.