Rama i vërshohet Vjosa Osmanit: Propagandë për vota! Debati për traun? Erdhi bëri politikë

0 326

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e parë zyrtare në Tiranë shkaktoi debat, kjo edhe për faktin që kryeministri Edi Rama nuk ishte në Kuvend ku ajo foli dhe se nuk mbajti një konferencë shtypi, ndryshe nga Meta, Ruçi, Basha dhe Berisha që mbajtën një konferencë të përbashkët.

Por jo vetëm për këto arsye, por edhe për deklarat që dha Vjosa Osmani. Ndërsa sot, ka thyer heshtjen kreu i qeverisë Edi Rama, i cili i është vërsulur Osmanit, duke e sulmuar dhe duke e akuzuar se erdhi për propagandë për vota.

”Objektivi unë ka qënë dhe mbetet 0 probleme me fqinjët, por nuk do të thotë fshehje të problemeve por zerim. Përtej kësaj nuk është se kemi probleme. Nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Kosova ka probleme me veten dhe nëse mund të bëj përkufizim është se prej disa kohësh, polika e brendshme është e jashtme dhe anasjellta. Është problem që e shoh me shumë shqetësim dhe e kam adresuar në mënyrë konstante me udhëheqësit dhe e publikisht.

Një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës, disa e ngrenë ditën dhe disa e shembin natën. E pakonsiderueshme që një qeveri legjitime të firmosë në Shtëpinë e Bardhë dhe presidentja të bëjë politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme. Akoma më grotesk është debati për traun, paraqitet si kufi.

Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Nuk është kufi, sikundër trau që do të vendoset në Milot-Fier. Nuk është kufi”,-tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.