Sot u fut në fuqi vendimi i qeverisë që maskat do të mbahen kudo dhe për kryeministrin Edi Rama, shqiptarët i janë bashkuar këtij vendimi, duke dalë nga shtëpia me maskë. Teksa ka shprehur dashurinë për qytetarët, kreu i qeverisë pranon se edhe vetë u mërzit kur doli nga shtëpia me maskë. ”Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA”,- shkruan Rama në facebook.
Postimi i plotë
SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË👍 RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË❤️
Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA🙏
#MbajeMaskën😷
#RuajShëndetin😷
#ShpëtoJetë😷