Qytetarët në protestë para zyrës së Ramës, reagon kryeministri: Disa të çartur janë përballë meje!

0 362

Me mijëra vetë janë në Bulevardin kryesor kundër kryeministrit.

Ndërkohë që protesta qytetare, me mijëta vetë, po vazhdon para kryeministrisë dhe ku zien mllefi dhe revolta ekonomike ndaj qeverisë, ka reaguar në facebook kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan: “Sa për fuqinë e popullit unë jam në këtë detyrë pikërisht falë asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicen që shan (në Bulevard), mallkon, abuzon, paturpesisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa piken e turpit, tamam me logjiken e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit! Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdutë dhe nuk janë të tërë sharlatanë. Po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protesten tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”, shkruan Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.