Protesta, pak tym dhe shumë fjalime!

0 205

Sot protesta e opozitës ishte paralajmëruar nga Berisha dhe  Meta se do të bëhej nami dhe që Edi Rama do të detyrohej të jepte dorëheqjen.

Por protesta mbaroi, të gjithë ikën në shtëpi pa bërë ndonjë gjë që mund të quhej demonstratë apo mos bindje civile, siç tha Berisha.

Realisht kishte plot qytetarë që kishin ardhur për përballje me regjimin,  nga të gjitha rrethet. Por nuk pati betejë sic u tha dhe për të cilën kishin ardhur të zemëruar dhe të përbetuar demokratët, pasi u ka ardhur shpirti në majë të hundës nga qeveria por edhe thirrjet herë pas here të PD për tu paraqitur në bulevard.

Në fund u hodhën ca shashka për tym dhe një bombë molotov e cila sa ngrohu mermerin e derës së kryeministrisë nga i ftohti i këtyre ditëve. Më pas asgjë!

U tha vetëm se ditën e hënë ejani prapë në Tiranë se do të rrethojmë parlamentin. Ndërkohë burime të besuara treguan se kryeministri Rama ka qenë në zyrë sot gjithë ditën e protestës.

Nga ajo për të cilën erdhën mijëra e mijëra protestues apo nga ajo që paralajmëroi ambasada amerikane se mund të ketë shpërthime të paparashikueshme apo se edhe mund të bllokohen rrugë e institucione, pra që të rrëzonin kryeministrin, asgjë nuk ndodhi.

Berisha natyrisht e realizoi një qëllim që kishte: vulosi që me datë 3 mars gjykata e apelit në Tiranë nuk ka guxim tja jap askujt tjetër emrin PD, veçse Berishës.

Më mirë të thuhet e verteta se sa mashtrime: Protesta ishte paqësore, e madhe dhe që mori vulën e PD. Ndërsa kryeministrin as që e rrëzoi dhe duket as ka për ta rrëzuar nga karrikja e tij.

Edi Rama ikën nga pushteti vetëm nëse SPAK-u hap hetime për të si kryeministër ose nëse nga gjykata amerikane dalin fakte që e akuzojnë direkt Edi Ramën.

Berisha sot foli mirë në protestë, bëri një xhiro nëpër Tiranë nëpër dyer insistucionesh dhe e mbylli protestën duke thënë: Edi Rama u rrëzua!

Rezultatin e kësaj proteste e ka analizuar ftohtë dhe saktë Erli Murati. Ja se çfarë ai tha: “Njerëzit u thirrën për revolucion dhe pamë që kjo protestë që Berisha e shfryu këtë cunam popullor duke e katandisur në një xhiro të zakonshme që PD-ja bënte kur drejtohej nga Basha. Të paktën nuk pamë që Berisha të drejtonte një revolucion. Kishte një pjesëmarrje të madhe. Në 2019 kur PD bënte protesta dhe bënte ecje rreth kryeministrisë, militantët e kritikonin për atë që bënte. Berisha e shfryu angazhimin popullor duke e katandisur në një protestë të zakonshme”, tha Murati. 

Sipas tij Sali Berisha e tradhëtoi protestën dhe pritshmëritë e simpatizantëve. Njerëzit që kanë ardhur nga rrethet dhe kanë dalë aty për të manifestuar, kanë kosto për këtë që ka ndodhur. Berisha nuk e mbajti premtimin për një qëndresë qytetare deri në largimin e Ramës”.

“Berisha mund të ketë arsyet e tij, personale familjare por në momentin që e fton popullin për qëndresë qytetare dhe nuk e mban fjalën, hap krahun dhe të vijë dikush tjetër. Të jetë për shëtitje në Bulevard, shumë mirë ishte Basha. Kishte hap me te madhe dhe ishte I ri. Protesta sot çaloi nga drejtimi. Nëse vazhdon kështu protestat e ardhshme do të jenë edhe më të vogla. Nëse del çdo javë dhe thua “revolucionin po e shtyjmë për javën tjetër”, njerëzit do të zhgënjehen dhe nuk do të vijnë më”- përfundon Erli Murati.

Fatkqesisht protestuesit ikën të zemëruar, bile më të zemëruar se sa erdhën për të rrëzuar Edi Ramën!

Leave A Reply

Your email address will not be published.