Projekti i Piramidës/ Yuri Kim: U krijua për Enver Hoxhën, tani një inkubator i të ardhmes së ndritur

0 265

Piramida e Tiranë do të shndërrohet në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Puna ka nisur ditën e sotme, dhe të pranishëm në ceremoninë e rastit janë kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në fjalën e saj, Kim tha se pret që Piramida e Tiranës të bëhet për popullin shqiptar nga një simbol i së kaluarës së errët në inkubatorin e të ardhmes së ndritur të Shqipërisë.

”Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj. Flasim për historinë në krijim e sipër dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës u hap më 1988 si muzeu Enver Hoxhës, një investim cinik i diktaturës. Siç e dëshmoi populli shqiptar më 1991, dhe siç e tregojnë edhe sot, ata kishin një rol në fakt. Populli shqiptar shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe se populli shqiptar është krijuesi i saj. Pak më shumë se një vit më parë fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim ranë dakord për të nxitur novacionin e teknologjisë. Bashkëpunimi i tyre po bëhet tashmë realitet dhe pres me kënaqësi të shoh këtë realitet, që ta shndërrojnë këtë piramidë në një të ardhme të Shqipërisë, ku shqiptarët të mësojnë të jenë krijuesit e saj”,-tha Kim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.