Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë! Takime me Metën, Ruçin, Ramën, Bashën, Veliajn e Berishën

0 375

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani për herë të parë do të bëjë sot një vizitë zyrtare në Shqipëria që prej kohës që është emëruar në këtë detyrë. Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tre ditë ku do të kryej takime politike të ndryshme.

Axhenda e plotë e vizitës së Osmanit në Shqipëri

Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh.

Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Në orën 15:30, Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie.

Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

Ndërsa në orën 10:15, Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Ndërkaq, në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

Kurse, në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.