Presidenti Meta-Ramës: Sa herë të gënjesh përgjigjen do e marrësh nga Vlora

0 394

Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama dhe mediave afër tij nga qyteti i Vlorës. Presidenti u shpreh se ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të komunikuar me mediat dhe qytetarët me që Edi Rama dhe gazetarët afër tij kanë mashtruar opinionin publik, për gjoja vizita të fshehta të kreut të shtetit.

“Mezi prita të mbaroja orarin zyrtar për të dhënë një përgjigje nga Vlora, për t’u përgjigjur shpifjeve se presidenti vjen vetëm natën në Vlorë. Thashë të vija edhe njëherë ditën. Gënjeshtra është kthyer në sistem, duhet ta marrë përgjigjen ballore. Gazeta Tema pretendon se presidenti Ilir Meta ka takuar veteranë për të kërkuar vota për LSI. Ju si gazetarë, do t’ua lë foton për të verifikuar nëse janë banorë të Selenicës që kërkuan takim me presidentin. Kur u njoha me një shkrim flagrant mashtrues, nxora faktet e mashtrimit skandaloz jashtë çdo etike profesionale. Nuk jam shumë i habitur nga reagimi i botuesit. Më habiti reagimi i kryeministrit që presidenti ka ikur nga trutë. Do t’ua lë ju këto foto. Shkoni dhe verifikojini. Raportoni të vërtetën mbi këtë fushatë mashtrimi të orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë. Dua t’i them atij dhe gjithë të tjerëve, sa herë të më përmendni dhe të gënjeni nga Vlora, përgjigjen do t’ua jap nga këtu. E meriton Vlora që të mos jetojë me gënjeshtra. E meriton Selenica që të mos mashtrohet për rrugën. Kam shkuar në mes të ditës, e kanë kërkuar ata presidentin. Ata e tradhtuan projektin që integronte Selenicën, por edhe u tallën dhe kërkojnë ta mashtrojnë me asfalt elektoral. Presidenti ka vajtur në mes të ditës në Radhimë. Presidenti nuk ka ikur natën por ditën në Vranisht se janë kërcënuar disa banorë se kanë ftuar presidentin për kafe. Po të dojë të vijë edhe Damiani”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti u bëri thirrje mediave të mos keqpërdoren për interesat e pushtetit. “Në vendin tonë gënjeshtra u shndërrua në sistem. Sa herë të gënjej apo të përmendi nga Vlora, përgjigjen do t’a marrë nga Vlora. U bëj apel mediave që të mos keqshfrytëzohen kaq pa mëshirë. Te kenë më shumë respekt për publikun, qytetarët, t’u referohen fakteve, të mos riprodhojnë shpifjet që dalin nga zyra e kryeolikgarkut, me të vetëm qëllim për të zgjatur agoninë e një regjimi që bazohet te gënjeshtrat”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.