Presidenti Meta pret Ndihmës Sekretaren e SHBA-së për arsimin: Bashkëpunimi do t’i shërbejë të ardhmes

0 283

Në Presidencë mbërriti Ndihmës Sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Maria Royce, e cila u prit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Në fjalën e tij, kreu i shtetit është shprehur se duhet të synojmë që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, ”por njëkohësisht edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij”,- shkruan kreu i shtetit në facebook.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

I lumtur të takoja sot Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, znj.Maria Royce. Vlerësova rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës.

Duhet të synojmë, që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t’u bërë liderët e ardhshëm të tij.

Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.