Presidenti Meta: Mos të kursehet asnjë financim, qytetarët po presin në ambulanca

0 356

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi në rrjetet socialet për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 16 viktima të tjera dhe mbi 800 të infektuar. Kreu i Shtetit kërkoi një mobilizim të gjithanshëm nga ana e qeverisë për të ndihmuar qytetarët dhe tejkaluar këtë situatë të vështirë.

“Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga Covid-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet. Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me Covid-19. Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme. Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj”, shkruan mes të tjerash presidenti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.