Presidenti Meta: Falënderoj të rinjtë dhe Vëllazërinë Ungjillore, inkurajoj që të dhurohet gjak

0 259

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut, ka shprehur falënderime të përzemërta për të rinjtë e jo vetëm, që i’u bashkuan kauzës humane të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

Një mirënjohje, kreu i shtetit ka shprehur për Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, që sipas tij, përmbylli një maratonë dhurimi gjaku, duke udhëtuar nga Shkodra në Sarandë, për t’u ardhur në ndihmë gjithë atyre që në këtë periudhë të vështirë të Covid-19.

Në fund, Presidenti Meta ka edhe një mesazh për të gjithë ne. ”E nxis më tej këtë vullnetarizëm dhe i inkurajoj të gjithë të kontribuojnë për këtë kauzë fisnike dhe jetike, së cilës po i shërben prej dy vitesh edhe Aleanca për Dhurimin e Gjakut. Në këtë mënyrë jo vetëm shpëtojmë jetë, por dhe e ndihmojmë shoqërinë tonë të jetë më e shëndetshme fal këtij solidariteti mbarëkombëtar”.

Postimi i plotë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhuruesve të Gjakut falënderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë të cilët i janë bashkuar kësaj kauze jashtëzakonisht humane, në veçanti dhuruesit e rregullt e të qëndrueshëm, që përmes këtij vullnetarizmi dhe solidariteti frymëzues u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë, veçanërisht fëmijëve talasemikë për të vijuar normalisht jetën e tyre dhe për të qenë plotësisht në integruar në shoqëri.

Mirënjohje Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare, që në këtë ditë tepër të rëndësishme përmbylli një maratonë dhurimi gjaku, duke udhëtuar nga Shkodra në Sarandë, për t’ju ardhur në ndihmë gjithë atyre që në këtë periudhë të vështirë të pandemisë COVID-19 e kanë patur të domosdoshme dhurimin e gjakut.

E nxis më tej këtë vullnetarizëm dhe i inkurajoj të gjithë të kontribuojnë për këtë kauzë fisnike dhe jetike, së cilës po i shërben prej dy vitesh edhe Aleanca për Dhurimin e Gjakut. Në këtë mënyrë jo vetëm shpëtojmë jetë, por dhe e ndihmojmë shoqërinë tonë të jetë më e shëndetshme fal këtij solidariteti mbarëkombëtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.